Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lëshuar një deklaratë të madhe, duke deklaruar se ekipi i tij është “një nga më të mirët në botë” në aspekte të ndryshme të lojës.
Komentet e Artetas erdhën pas barazimit të Arsenalit kundër Evertonit 0-0, një ndeshje në të cilën Topçinjtë dominuan, por që në fund dështuan të merrnin tre pikët.
Trajneri spanjoll theksoi pikat e forta të skuadrës së tij, duke thënë: “Kur duhet të kthehemi, jemi një nga më të mirët në botë”.
“Kur duhet të dominojmë lojën e drejtpërdrejtë, e njëjta gjë. Faza tjetër, e njëjta gjë. Presioni i lartë, përsëri, ne fitojmë çdo top”.
Megjithatë, Arteta pranoi se skuadra e tij duhet të përmirësohet në të tretën e fundit: “Por ne duhet të jemi më të mirët tani në 25 metrat e fundit, kur kemi ato situata për t’i larguar”.
Pavarësisht zhgënjimit që nuk i siguroi të tre pikët, Arteta ishte i kënaqur me paraqitjen e përgjithshme të ekipit të tij, duke shtuar: “Kundër një blloku si ky, padyshim që nuk do të krijoni 20 raste të hapura”.
“Ky është zhgënjimi. Për pjesën tjetër, nuk mund të kërkoj më shumë”, deklaroi Arteta.