Ismajl Morina, i njohur si Ballisti, me një shkrim të tij në rrjete sociale, ka ndezur mediat në Serbi!
Deklarata e tij bëri bujë dhe në anën tjetër serbëve ia kujtoi skandalin e madh të 14 tetorit të vitit 2014 kur huliganët serbë futen në fushë dhe sulmuan futbollistët shqiptarë.
CAS në Lausanne regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 për Shqipërinë, pasi që ajo ishte ndërprerë në minutën e 41-të në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
“Provokatori nga Shqipëria që lëshoi dronin në Beograd u shpreh pas shortit dhe kërcënoi!
Menjëherë pas hedhjes së shortit në Zurich, është ngritur çështja e sigurisë për takimet me shqiptarët, sidomos për shkak të incidentit në stadiumin e Partizanit, 10 vite më parë, kur ekstremisti shqiptar dhe pjesëtari i grupit ‘Ballisti’, Ismajl Morina, lëshoi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.
Morina, pas shortit ka kërcënuar menjëherë se nëse do të arrestohej sërish, “pasojat mund të jenë të pallogaritshme”...”, shkarravit media serbe “Veçernj Novosti”.
"Me 14 tetor 2014 ishte hera e parë dhe si herë e parë duhej domosdoshmërish të mbahej mend nga pala armiqësore.
Ata tashmë janë të zhvirgjëruar.
Unë vetë nuk jam i interesuar më për ta… i shumëzoj me 0”, ka shkruar Morina para pak ditëve.