Sezonin vjeshtor që e lamë pas, edhe pse skuadra e Bashkimit të Kumanovës e mbylli në vendin e tretë me 32 pikë në renditjen tabelore të Ligës së dytë, për mesfushorin e talentuar Adis Murati ishte mjaft i suksesshëm.
Murati në shumicën e ndeshjeve ka qenë titullar dhe ishte ndër më meritorët për suksesin e kumanovarëve.
18 vjecari është i kënaqur me rezultatet e arritura të skuadrës së tij.
Murati tregon për mbështetjen që ia kanë dhënë bashkëlojtarët e tij në stërvitje dhe ndeshje, ndërsa zbulon se cilët futbollistë mesfushorë i pëlqejnë më shumë.
Murati falënderon tifozët e Bashkimit, Ilirët, por dhe publikun kumanovar në përgjithësi për mbështetjen që e kanë pasur gjatë cdo ndeshjeje.
Adis Murati e ka nisur karrierën te KF Kumanova, duke luajtur për 7 vite të plota për grupmoshat e reja, ndërsa te Bashkimi kishte ardhur në fillim të sezonit të ri.