Skuadra e Lecces si vendas e ka mposhtur me reuultat 2:1 Monzën, në takimin e jabës së 16-të të Serie A.
Futbollisti shqiptar Medon Berisha u paraqit titullar dhe u zëvendësu nga Ylber Ramadani në minutën e 55-të.
Berisha asistoi te goli i parë i Lecces që e shënoi Tete Morente në minutën e tretë.
Për Leccen shënuan Tete Morente (3') e Krstoviq (44') dhe për udhëtuesit Dorgu (37'- autogol).
Krstoviq në minutën e 13-të humbi penalltinë për Leccen.
Lecce renditet në vend të 13-të me 16 pkë e Monza në të 19-tin me 10 sosh.