Futbollisti shqiptar shënon për Spartën e Pragës, Qazim Laçi dhe Rrahmani protagonist në Çeki!
Albion Rrahmani ka gjetur golin me Spartën e Pragës. Një gol i mrekullueshëm në minutën e 51-të, që barazoi takimin 1 me 1 kundër Jablonec. Këto të fundit mbyll në avantazh pjesën e parë.
Ishte Qazim Laçi që i asistoi Rrahmanit nga goditja e këndit. Sulmuesi shqiptar e shfrytëzoi mjaft mirë këtë rast duke befasuar portierin kundërshtar.
Për Laçin ishte asisti i dytë në kampionat, ndërsa Rrahmani pati golin e katërt personal.