Feronikeli ’74 nga Drenasi ka shënuar fitoren e dytë në edicionin e sivjetshëm në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Drenasi ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 17-të.
“Nikli” ka shtuar dukshëm shpresat në luftë për të siguruar ekzistencën.
Golin e realizoi Ioannidis (22′).
Prishtina është në vend të katërt me 26 pikë e Feronikeli ’74 në fund me 10 sosh.