Stojanoviq e pranon për shqiptarët: Ata nuk janë naivë!

Futboll

Stojanoviq e pranon për shqiptarët: Ata nuk janë naivë!

Nga: K.Goca Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Stevan Stojanoviq

Drejtori i Kombëtares A të Serbisë, Stevan Stojanoviq, e ka frikën edhe nga shqiptarët, kur kihet parasysh se në vitet e fundit janë shndërruar në një kombëtare të fuqishme me selektorin brazilian Sylvinho.

Shqipëria është në grupin K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, së bashku me Anglinë, Letoninë, Andorrëm dhe Serbinë.

“Duelet kundër Anglisë dhe Shqipërisë tërheqin shumë vëmendjen e publikut në Serbi.

Përzgjedhja e parë mendohet fillimisht për cilësinë e madhe të futbollistëve që kanë, ndërsa kur përmendim shqiptarët, asociacioni i parë është ndeshja e vitit 2014 ku shkaktuan incidente në ndeshje dhe më pas në tavolinën zyrtare ndeshjen e fituan 3:0”, shkruan media serbe “Kurir”.

Serbët me anglezët dhe shqiptarët. Çfarë prisni nga ato ndeshje?

“Më së shumti shkruhet për tensionet që kanë të bëjnë me ndeshjet me Shqipërinë.

Sa për ne, duhet të jemi të fokusuar vetëm në sport dhe çështje sportive. Të jemi të përqendruar në fushë, sepse vetëm kështu mund të marrim rezultatin që na nevojitet.

Ne merremi me punë në fushë dhe për këtë duhet të flasim. Çfarë ju duhet? Të luftojmë?! Në asnjë mënyrë! Prandaj mesazhi im me qëllim të mirë për mediat, që gjithçka për ndeshjet me Shqipërinë të jetë e një natyre futbollistike”, tha Stojanoviq.

“Shqiptarët kanë shumë lojtarë cilësorë. Skuadra e tyre, ashtu si e jona, përbëhet nga lojtarë me përvojë të pasur ndërkombëtare, ata luajnë në liga të forta evropiane.

Ata kanë një trajner brazilian që njeh futboll dhe është një trajner i shkëlqyeshëm. Ata nuk janë naivë! Aspak!”, tha më tej..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat