Jorge Mendes, menaxher i Antonio Silva, ka folur për Tuttosport:
“Juventus-i vazhdon të jetë një nga klubet më të mirë në Europë… por e ardhmja i takon Zotit. Është një lojtar i ri me shumë cilësi, i klasit botëror.
“E ka treguar vlerën e tij tashmë, dhe është për këtë arssye që vitin e kaluar disa prej klubeve më të mirë të Europës donin ta merrnin”.
Mbrojtësi i Benfica-s pëlqehet nga bardhezinjtë dhe klubi torinez mund të kërkojë ta marrë që në janar, por kosto e kartonit të tij vlen 40 milionë euro.