Nicolo Barella është në vëmendjen e të gjitha klubeve më të mira në Europë dhe mund të largohet nga Interi në verë për një shumë mes 80 dhe 100 milionë euro.
Dëshira e tij është të qëndrojë te zikaltrit, por nëse klubi duhet të fitojë shuma rekord për të rregulluar bilancet dhe nëse do të mbërrinin oferta kaq të larta, atëherë mund të imagjinohet që lamtumira e tij nuk do të jetë e pamundur.
Sipas Sky Sport Germany, Interi po interesohet për Rocco Reitz.
Mesfushori i Borussia Monchengladbach ka lindur në vitin 2002 dhe po bën hapa gjigantë në kampionat dhe po hyn në fokusin e të gjitha skuadrave të mëdha.
Ai ka karakteristika të ngjashme me Nicolo Barella-n dhe mund të jetë njeriu i duhur për t’u marrë te zikaltrit sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur ankandet dhe për të mos rrezikuar ta humbasë.
Klubi milanez do të tentojë ta bllokojë lojtarin për verën e ardhshme, duke paraqitur një ofertë në janar prej 12 milionë eurosh, por duke e lënë në huazim te ‘Gladbach deri në fund të sezonit.
Përndryshe do të diskutohet sërish në verë, kur arkat të jenë plot dhe kur të mendohet për pagesën e klauzolës së lirimit prej 20 milionë eurosh që është e pranishme në kontratën e Reitz.