Një heshtje si në Tiranë si në Beograd, askush nuk e bën as bisedë se a do të vendoset nesër që Federata e Futbollit Shqiptar dhe Federata e Futbollit e Serbisë së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027.
Nesër do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së.
Është e habitshme pse po heshtet kjo punë!
As Beogradi dhe as Tirana as një lajm deri me tash.
Edhe pse është thënë që me 16 dhjetor do të merret vendimi final.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës në Lozanë, Zvicër, të hënën më 16 dhjetor nga ora 10:00 deri në 13:00, përpara shortit të fazës finale të UEFA Women’s EURO 2025, që do të zhvillohet në mbrëmje në Qendrën e Konventave Swiss Tech në Lozanë.
Pikat kryesore në axhendën e takimit të Komitetit Ekzekutiv janë:
Caktimi i vendit mikpritës për UEFA Super Cup 2025
Caktimi i përkohshëm i vendit mikpritës për finalet e UEFA Nations League 2025
Caktimi i vendit mikpritës për finalen e UEFA Futsal Champions League 2025
UEFA Women’s EURO 2025 – Shpërblimet financiare dhe programi i përfitimeve për klubet
Kompeticionet e UEFA-s për vajza 2025–30 – Sistemi i shpërndarjes”, njofton FSHF.
Sipas këtyre pikave, askund nuk shihet në pikë të rendit se a do të vendoset ajo po nesër për Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027, që pritet këtë organizim së bashku të marrin FSHF – FSS.