Albion Rrahmani ka vazhduar me gola me fanellën e Sparta Pragës.
Sulmuesi dardan e ka nisur ndeshjen ndaj Jablonecit nga minuta e parë, derisa golin e ka gjetur në të 51-tën.
Ishte mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi që asistoi bukur për Rrahmanin i cili shënoi nga afërsia një gol të bukur për 1-1.
Për Rrahmanin ky ishte goli i katërt në kampionat, derisa ka edhe dy asistime.
Sparta në fund fitoi 2-1 dhe edhe në golin e dytë asistues ishte Laçi.