Çudirat janë rikthyer në futbollin shqiptar.
Konkretisht bëhet fjalë për ndeshjen e sotme mes Gramozit dhe Bylisit B, që u luajt në stadiumin “Gramozi” dhe pati vlerë për javën e gjashtë të Kategorisë së Tretë.
Në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja ishte 2:0 në favor të Gramozit, miqtë vendosën të braktisin ndeshjen. Ishte trajneri që iu drejtua lojtarëve të tij, që më pas shkuan në dhomat e zhveshjes. Shkak duket se u bë një faull i padhënë.
Pas 8 minutave, skuadra B e Bylisit u rikthye në fushë. Arbitri kryesor ishte i fundit që doli nga dhomat e zhveshjes, ndërsa Gramozi qëndroi gjithë kohën në fushë.
Më pas ndodhi një ngjarje e pazakontë pasi arbitri kryesor, Ervin Kotemelo, i ndëshkoi të gjithë te Bylisi me karton të verdhë. Treni dhe Maçolli që ishin të ndëshkuar më parë, u larguan me karton të kuq.
Ndeshja rifilloi pas 20 minutave ndërprerje dhe pse ballshiotët kishin pakënaqësitë e tyre, ndërsa gjithçka u mbyll me rezultatin 4:1.