Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, po shkëlqen në Bundesligën II gjermane!
Duke iu falënderuar Asllanit, Elversberg është lider në Bundesliga II.
Elversberg si mysafirë e ka mposhtur me rezultat 3:0 Braunschweig-in.
Asllani shënoi në minutën e 62-të e 78-të dhe Neubauer (90+1')
Asllani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 86-të.
Djaloshi nga Kosova është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 9.3 nga faqja e specilizuar për stiatistika “Sofascore”.
Jo me kaq, Asllani deri me tash ka realizuar 10 gola për 16 javët e Bundesliga II.
Futbollisti Zivzivadze (Karlsruher) kryeson listën e shënuesve me 11 pola, një më shumë se Asllani që mban vendin e dytë.
Elversberg kryeson me 28 pikë e Braunschweig renditet në vend të 17-të me 13 pikë.