Lojtari i Kombëtares shqiptare shënon në derbin më të ndezur të Evropës

Futboll

Lojtari i Kombëtares shqiptare shënon në derbin më të ndezur të Evropës

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 17:37
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Rangers, në derbin e zjarrtë ndaj Celtic.

Fantazisti shqiptar zhbllokoi finalen e Kupës, duke shënuar në minutën e 41-të.

Pas një topi të rrëmbyer në mesfushë, Bajrami u nis në drejtim të portës kundërshtare dhe ndoqi mjaft mirë aksionin deri në fund për ta shtyrë topin në kuadrat.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, duke e afruar Rangers-in me trofeun.

Për 25-vjeçarin shqiptar, ky është goli i katërt me fanellën e Rangers këtë sezon, me të cilët u bashkua në fund të merkatos së kaluar

Aty ishte Bajrami që përfitoi sërish, për të dërguar tifozët e Rejnxhërs në festë.

Kjo ndeshje luhet në “Hampden Park” dhe vlen shumë për tifozët, pasi kjo ndeshje është pikërisht një nga derbit më të ndezur dhe me histori në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat