Me pikë të barabarta, 31 pikë secila dhe në një moment të shkëlqyer të formës.
Ndeshja në Olimpico ndërmjet Lazios dhe Interit, e cila mbyll raundin e 16-të të Serisë A, premton të jetë një spektakël, por për trajnerin e zikaltërve, Simone Inzaghi, është gjithashtu një moment i veçantë. “Sigurisht që do të jetë një ndeshje e komplikuar kundër një skuadre që ka fituar 16 ndeshje nga 22.
Edhe kur nuk ka fituar ka luajtur gjithmonë ndeshje të shkëlqyera, do të duhet ta interpretojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Për mua ndeshja kundër Lacios nuk do të jetë kurrë si të tjerat edhe nëse nuk është hera e parë që kthehem në Olimpico si kundërshtar.
Nuk e harroj rrugëtimin tim mes fushës dhe pankinës, por tani mendoj vetëm për Interin. Ndihem mirë te zikaltërit dhe ndihem i vlerësuar nga të gjithë, prandaj jam krenar për atë që po bëj”.
Interi përballet me Lazion pasi pësoi humbjen e parë në Ligën e Kampionëve në Leverkusen:
"Ndeshjet evropiane marrin energji, por kjo vlen për të gjitha skuadrat dhe gjithashtu për Lazion. Ne do të bëjmë më të mirën si gjithmonë, por për titull është e drejtë gjithashtu të konsideroni Lacion sepse është e mirëorganizuar dhe solide në lojë. Po bëjnë gjëra të shkëlqyera dhe është e drejtë që të theksohet”.