E ardhmja e Neuerit te Bayern Munichu është ende e paqartë.
38-vjeçari, ka pësuar një lëndim duke thyer brinjët dhe pritet të mungojë deri në vitin e ardhshëm.
Neuer, u pyet edhe rreth vazhdimit të kontratës me “Bavarezët”, ku i cili ende nuk ka vazhduar kontratën e tij.
“Besoj se të dyja palët do të ishin të lumtura nëse gjërat vazhdojnë.
Por nuk ka asnjë nxitim për momentin, kjo është e sigurt. Së pari, duhet të shërohem dhe të jem i shëndetshëm përsëri sepse kam një problem të vogël me brinjën time”, u shpreh Neuer.