Anësori amerikan, Christian Pulisic është një nga lojtarët më të mirë te Milani.
Dhe paraqitjet e tij do të shpërblehen pasi që Pulisic është gati të nënshkruajë kontratën e re me gjigandët italian.
Siç raporton Fabrizio Romano, kontrata e re e Pulisic do të zgjasë deri më 2028-tën, me mundësi vazhdimi edhe për një vjet, ku pritet të jetë një nga lojtarët më të paguar te Milani.
Pulisic, ju bashkua Milanit vitin e kaluar nga Chelsea, ku ka bërë 70 paraqitje dhe ka shënuar 23 gola që nga transferimi i tij.