U godit me stol në Beograd, lojtari shqiptar ka një mesazh për Serbinë: Këtë herë do ta lëmë jashtë

Futboll

U godit me stol në Beograd, lojtari shqiptar ka një mesazh për Serbinë: Këtë herë do ta lëmë jashtë

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 18:02
Bekim Balaj dhe pamje në Beograd në vitin 2014

Mes pamjeve të dhunës ekstreme në ndeshjen Serbi-Shqipëri 10 vite më parë, bie në sy goditja ndaj ish-sulmuesit kuqezi Bekim Balaj.

Në një intervistë për TCH sulmuesi i Vllaznisë rikujton atë ngjarje të rëndë, ndërsa shprehet optimist se Kombëtarja jonë do t’ia dalë sërish në këtë ripërballje me Serbinë, me synimin për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të Futbollit.

“Sa sheh shortin, na kthen edhe njëherë kujtimet, përballjen që kishim me Serbinë, një kundërshtar që ka ngarkesën e vetë emocionale brenda.

Sikurse u përballëm denjësisht atëherë, mendoj se çunat dhe grupi janë gati që të ripërballen me Serbinë.

Atëherë e lamë jashtë Europianit, këtë herë kërkojmë ta lemë jashtë Botërorit. Në fund, sakrifica e Shqipërisë u shpërblye me kualifikimin në Kampionatin Europian”, shprehet Balaj.

Përballja këtë herë me Serbinë është për jetë a vdekje sepse flitet për kampionatin botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat