Zymer Bytyqi dhe Lumbardh Dellova po vazhdojnë të lënë gjurmë te CSKA Sofja, ku sot në takim me Sparta Varna, rikthyen skuadrën e tyre nga humbja, duke kaluar në çerekfinale fal fitores 3-2.
Ahmed Ahmedov dhe Viktor Mitev shënuan në start të takimit për vendasit e Sparta Varna për rezultatin 2-0. Leya Iseka hapi ndeshjen për të shënuar për 2-1 në minutën e 27-të.
Zymer Bytyqi që është kthyer në formën e tij më të mirë, arriti që të barazojë shifrat në 2-2 në minutën e 33-të, pas një lëvizje të bukur individuale.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa fitorja e gjigantit bullgar edhe pas një goli të reprezentuesit të Kosovës.
Kur dukej që ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, në skenë doli Lumbardh Dellova i cili shënoi për 3-2.
Bytyqi dhe Dellova startuan në këtë ndeshje dhe luajtën nga 90 minuta, ndërsa përveç golave ata kishin dhe nga një karton të verdhë.
Me fitoren në ndeshjen e sotme CSKA Sofja ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Bullgarisë.