Skënderbeu ndaj Bylisit pati çdo gjë sot që nga golat, spektaklin, luftën sportive dhe pritjet nga portierët e secilës skuadër, sidomos nga Marco Alia.
Në barazimin 2-2 në stadiumin me emrin ‘Skënderbeu’ lojtari më i vlerësuar ose ‘Lojtari i Ndeshjes’ u shpall Ermir Rashica i Skënderbeut, që po përflitet pë 1 lëvizje në Suedi. 'Ylli' u vlerësua për volumin që dha në fushë.
“Përshëndetje!
Jemi të mërzitur që kemi humbur gjithë këto raste. Futbollli i tillë është. Skënderbeu mund t’a kishte fituar ndeshjen.
Normal po të humbësh rast për gol, do t’a pësosh atë. Shumë faleminderit për komplimentin.”, u shpreh Rashica.