Skënderbeu-Bylis ka përfunduar në Korçë me rezultat 2-2. Një lojë plot emocione, raste gola dhe spektakël ka përfunduar në Superiore.
Djemtë e Gjokës kaluan me ‘yllin’ e tyre në avantazh, Rashicën. Më pas 2 gola shpejtë e shpejt ndodhen, ku përsëri korçarët realizuan të dytin me ;bishën’ Bismark, e më pas bylinjotët happen llogaritë.
Në pjesën e dytë, Alia ishte vendimtar dhe po dukej sikur po i jepte fitoren ekipit korçar.
Mirëpo, Dede goditi me zgjedhjet dhe Berko, një lojtar i fuqishëm ashtu si Rashica në pjesën e parë nga brenda zonës, nga e njëjta anë i dhuroi një pikë ballshiotëve.
Tensionet nuk munguan drejt fundit, ku të dy ekipet luftuan me shpirt e zemër për të marrë gjithçka nga kjo sfidë e javës së 18-të.