Pas fitores ndaj Egnatias, lojtari i Teutës Simeu ka folur për mediat pasi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i takimit.
“Ndihem mirë, nuk u futëm në lojë për barazim, por për të fituar. Kishim 9 ndeshje pa fituar dhe falë zotit arritëm ta thyenim.
E shoh si një eksperiencë të mirë dhe mendoj se do fitoj shumë nga kjo ligë, kisha një vit pa luajtur dhe ndihem me të vërtetë në këtë kampionat.
Jam në 70-80% në formën time më të mirë. Kisha 6-7 javë që nuk luaja, në këtë ndeshje duhet të qëndronim në shumë në mbrojtje.
Normalisht që kam standarte të larta dhe e shtyj veten që të bëj mirë. Punova shumë me veten individualisht që të arris standartin që kam tani.” - u shpreh Simeu.