Teuta arriti të mposhtë Egnatian në “Niko Dovana” dhe rikthehet te fitorja pas dy muajsh.
Ndërkohë rrogozhinasit humbin kryesimin e tabelës ku tashmë ndodhet Dinamo me një pikë larg.
Trajneri i skuadrës së Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në përfundimin e takimit të sotëm.
“Më vjen keq për mënyrën e lojës në pjesën e parë sepse nuk bëmë asgjë, gjithashtu dhe për penalltinë e humbur dhe nuk mundëm të merrnim dot një pikë.
Ne kemi një manovër të 3-5-2, në ndeshjet që ka shkuar mirë si me Skënderbeun. Sot nuk donim të rrezikonim Kasën dhe Bakayokon që nga fillimi.
Pjesën e dytë ishte ndryshe duke parë dhe që ekipi kundërshtar u tërhoq në 35 metërshin e tyre. Unë duhet të fus Ujkën në lëvizjen e topit, sepse Zejnullai e ka të mekanizuar atë që duhet bërë.
Që skuadra ime të ketë identitet, duhet një manovër që lojtarët të jenë më të shpejtë.” – u shpreh Tetova.