Çinari sërish protagonist

Futboll

Çinari sërish protagonist

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 21:12
Çinari feston me shokë

Eraldo Çinari vazhdon të shkëlqejë me Noah në Armeni. Sulmuesi shqiptar asistoi dy herë, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultatin 7-1 përballë Uest Armenia në ndeshjen e prapambetur për javën e tretë.

Pasimet e Çinarit u përkthyen në gol në minutën e 76-të dhe 83-të.

Kujtojmë se herën e fundit në kampionatin armen, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë shënoi tripletë.

Në 13 ndeshje të kampionatit, Çinari numëron tetë gola dhe katër asiste.

Skuadra e Noah kryeson me 2 pikë më tepër se Urartu që ndjek, ndërsa duhet të luajë dhe dy ndeshje të prapambetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat