Milani zhgënjen

Futboll

Milani zhgënjen

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja

Milani zhgënjen!

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Xhenoas në ndeshjen e sotme në “San Siro” që duhej të ishte një festë e mirëfilltë për 125-vjetorin e klubit.

Por ashtu si në shumë ndeshje të tjera të këtij sezoni, loja e Milanit ishte shumë e lexueshme dhe skuadra kundërshtare e cila aktualisht lufton për t’iu larguar zonës së ftohtë të renditjes, ia doli të kontrollonte pa shumë mund ofensivën e vendasve.

Kështu, sfida u mbyll me barazimin 0-0 që lë Milanin shumë larg zonës së Ligës së Kampioneve dhe çdo pretendimi që kanë kuqezinjtë për t’u bërë protagonistë në luftën për titull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat