​Tifozët e Milanit të frustruar me lojtarët dhe pronarët e klubit

Futboll

​Tifozët e Milanit të frustruar me lojtarët dhe pronarët e klubit

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Milani u kritikua nga fusha në natën e përvjetorit të tyre të 125 -të, me ofendime të theksuara ndaj lojtarëve, por edhe pronarit Gerry Cardinale.

Kuqezinjtë e kishin nisur mbrëmjen me një festë madhështore të 125-vjetorit që nga themelimi i klubit në dhjetor 1899, teksa një paradë legjendash zbriti në fushë duke mbajtur trofetë e tyre të shumtë.

Megjithatë, papritur u shfaqën shenja pakënaqësie kur një flamur u shfaq në Curva Sud që mbante mesazhin "Ne nderojmë kampionët tanë, ato simbole të një Milani që nuk ekziston më".

Në fishkëllimën e fundit të një barazimi 0-0 me Genoan, ofendimet ranë mbi skuadrën, trajnerin Paulo Fonseca, por kryesisht ndaj pronarit të klubit Gerry Cardinale, i cili nuk ishte i pranishëm.

Së bashku me thirrjet e zakonshme 'nuk na meritoni' dhe 'ne jemi të ngopur', ishte edhe një që drejtohej drejt Cardinales. "Ne nuk jemi amerikanë" ishte thirrja e përsëritur, ndërsa lojtarët dukeshin të zënë ngushtë.

Kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak, por janë ende 14 pikë larg liderit të Serie A Atalantas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat