Guardiola pas humbjes nga United: Asnjë justifikim, ata ishin më të mirë

Futboll

Guardiola pas humbjes nga United: Asnjë justifikim, ata ishin më të mirë

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 09:47
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se është tejet i zhgënjyer me humbjen dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Manchester Unitedit.

Kampionët në fuqi të Anglisë u mposhtën në shtëpinë e tyre nga rivali lokal, Man United (1-2), të dielën që lamë në kryederbin anglez.

Strategu spanjoll pas ndeshjes tha se nuk asnjë justifikim. Sipas tij, Man United ishte skuadër më e mirë.

“Asnjë justifikim. Ata ishin tepër këmbëngulës. Ne nuk kemi humbur tetë ndeshje në dy sezone. Nuk mund ta mbrojmë këtë. Nuk bëhet fjalë për këtë apo atë lojtar. Rezultatet nuk janë të mira, ndeshja nuk ishte e mirë. E di situatën, e kuptoj, por ky është realiteti”, ka thënë Guardiola.

Ai thotë se ende nuk ka gjetur zgjidhjen për të dalur nga kriza e rezultateve.

“Unë nuk jam mjaftueshëm i zoti. Unë jam shefi, trajneri, duhet të gjej zgjidhje dhe deri tani nuk e kam gjetur. Ky është realiteti. Ne duam të luajmë më mirë, të krijojmë shanse. Por për momentin nuk është e mundur”, ka përfunduar Guardiola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat