Pep Guardiola hodhi dyshime mbi aftësinë e tij për të kthyer fatin e Manchester Cityt pas humbjes së tetë në 11 ndeshje.
53-vjeçari, i cili nënshkroi zgjati kontratën muajin e kaluar, u ankua për një tjetër kapitullim pasi i dha Manchester United një fitore në derbi me përmbysje të rezultatit.
Guardiola pranoi fajësinë për paraqitjen e dobët të skuadrës, duke thënë: “Unë jam shefi, unë jam menaxheri dhe nuk jam mjaftueshëm i mirë. Është kaq e thjeshtë. Nuk kam mbrojtje. Unë jam shefi, nuk gjej zgjidhje që të gjej një mënyrë për të folur me ta. Futbolli ka të bëjë me emocionet. Jemi më të shqetësuar me dhe pa top. Gjëja më e keqe është të mos kesh gjakftohtësi dhe qetësi. Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë për t'i lënë lojtarët ta ndiejnë atë. E dua dëshpërimisht”, ka thënë Guardiola.
Pas 16 ndeshjeve, City ka mbledhur vetëm 27 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelën e Premierligës.