Neymari thotë se ai dhe Messi u trajtuan padrejtësisht nga fansat e PSG-së

Futboll

Neymari thotë se ai dhe Messi u trajtuan padrejtësisht nga fansat e PSG-së

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 13:07
Neymar dhe Messi

Neymari ka folur së fundmi se si e kishin trajtuar fansat e Paris Saint-Germainit atë dhe Lionel Messin sa kishin qenë te ky klub.

“Dy a tre vjetët e fundit nuk ishin të njëjtë, nuk ishte e pabesueshme se si po më trajtonin, njëjtë edhe për Lionel Messin”, ka thënë Neymari për RMC Sport.

“Për mua, ishte e padrejtë, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë”.

“Nuk mbaj mëri, por isha paksa i pikëlluar për mënyrën se si më trajtuan fansat, posaçërisht kur më erdhën në shtëpi dhe donin të futeshin në shtëpi, të më fyenin, ose të më godisnin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat