Lazio deklasohet nga Inter

Futboll

Lazio deklasohet nga Inter

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Lazio ka pësuar një humbje të thellë 0-6 nga Interi në Javën e gjashtëmbëdhjetë të Serie A, në një ndeshje të zhvilluar në "Stadio Olimpico" të Romës.

Vendasit janë treguar më të rrezikshëm në fillim të takimit, duke u afruar te goli me Nuno Tavares dhe Tijjani Noslin, por megjithatë rrjeta e portës së ruajtur nga portieri Yann Sommer ka mbetur e paprekur. 

Inter ka reaguar brenda pjesës së parë, duke gjetur rrjetën dy herë brenda katër minutash. Hakan Çalhanoglu ka shënuar në minutën e dyzet e një dhe Dimarco ka realizuar në minutën e dyzet e pestë për ta dërguar skuadrën në pushim me një epërsi të dyfishtë. 

Në pjesën e dytë, Barella ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga tridhjetë metra largësi në minutën e pesëdhjetë e një, duke e lënë portierin Provedel pa mundësi reagimi. Pas këtij goli, Inter ka vazhduar dominimin, me Dumfries që ka realizuar në minutën e pesëdhjetë e tretë, Augusto në minutën e shtatëdhjetë e shtatë dhe Thuram që e ka mbyllur ndeshjen me golin e tij në minutën e nëntëdhjetë.

Pas kësaj fitore, Interi gjendet në vendin e tretë në tabelë me tridhjetë e katër pikë, ndërsa Lazio në vendin e pestë me tridhjetë e një pikë. Atalanta kryeson tabelën me tridhjetë e shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat