Interi e shkatërroi Lazion duke e mposhtur me rezultat 6-0 dhe në fund të ndeshjes në “Olimpico”, trajneri i Lazios Marco Baroni mori të gjithë përgjegjësinë për kolapsin e vërtetë të skuadrës së tij:
"Unë nuk dua të komentoj për episodin e penalltisë, po flas për ndeshjen - tha trajneri i “Biancocelestes” për “Dazn”. “Më vjen keq për skuadrën dhe për tifozët, është e qartë. Ne luajtëm dyzet minuta të mira, por nuk mjaftuan”, shtoi ai.
Ndeshja u vendos në 1 minutë mes pjesës së parë dhe të dytë: “Nuk duhet të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë. Mund të flas edhe për situatat fatkeqe të ndodhura në fushë, por skuadra nuk mund të ndahet”, shtoi Baroni.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.