Legjenda e futbollit gierman, Toni Kroos ka zbuluar se gjatë karrierës së tij të lavdishme ka pasur mundësi që të luante në kampionatin italian të futbollit pasi ka pasur interesim nga skuadra e Serie-A.
“Gjatë viteve të mia në Spanjë e di që ka pasur interes nga disa skuadra të Serie A, por kurrë nuk kam menduar të largohem nga “Los Blancos”. Më ka pëlqyer gjithmonë futbolli italian: është teknik, intensiv dhe shumë taktik. Por Reali është Real”.
Ai ka thënë se nëse do të duhet të zgjidhte një skuadër për të cilën do të luante në Itali, ajo do të ishte Interi.
“Duke mos i njohur mirë ambientet, do ta kisha të vështirë të zgjidhja një. Ndoshta, në këtë moment nuk do ta kisha parë veten si të keq te Interi. Ata luajnë me besim, qetësi dhe cilësi, duke u përpjekur të imponojnë lojën e tyre ndaj kujtdo. Ata janë vërtet të fortë”, ka thënë Kroos.