Dy gjigantët evropian, Manchester United dhe Real Madrid janë të interesuar për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Hugo Larsson.
Suedezi në fillim të këtij sezoni firmosi kontratën e re me Eintracht Frankfurt, megjithatë, disa klubet evropiane janë duke e monitoruar yllin e Eintrachtit.
Gazetari i ‘Sky Deutschland’ Patrick Berger raporton për klubet e interesuara për Larsson.
“Real Madrid, Manchester United dhe disa klube të tjera të mëdha evropiane po monitorojnë situatën e mesfushorit të ri të Eintracht Frankfurt, Hugo Larsson”, ka thënë Berger.
Sipas gazetarit Berger në vitin 2023, Larsson ishte kërkuar nga dy klube të njohura gjermane.
“Ai ishte kërkuar edhe nga Dortmund dhe Leipzig në vitin 2023”, thotë Berger.
Kontrata aktuale e suedezit me Eintrachtin është deri në verën e vitit 2029.