Fitorja e thellë me rezultat 6:0 ndaj Lazios e shënon një rekord të ri për Interin.
Falë këtij rezultati, skuadra e Simone Inzaghit shkoi në shifrën e 47 golave të shënuara në udhëtim në vitin 2024, njofton “Opta”.
Bëhet fjalë për numrin më të madh të golave të shënuar në udhëtim brenda një viti diellor në kampionatin Serie A.
Ndër ata që u veçuan ishin edhe Denzel Dumfries e Federico Dimarco, të cilët u ngritën në 7 respektivisht 8 gola në dy sezonet e fundit.
Asnjë mbrojtës nuk ka bërë më mirë në Serie A në këtë periudhë.
Ndërkaq, Hakan Calhanoglu arriti në kuotën e 100 kontributeve në gol, përfshirë këtu 48 gola e 52 asistime në Serie A, përfshirë këtu eksperiencat në Milan e në Inter..