Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran që çdo javë po lënë gjurmë.
Edhe në xhiron e 18-të në formacionin më të mirë të javës janë përfshirë dy futbollistë nga Kosova.
Xherdan Shaqiri humbi me Baselin e tij në shtëpi 0-1 nga Grasshoppers, megjithatë ai ishte më i miri në fushë duke marrë notën 8,4.
Kështu u vlerësua nga "Soffascore".
Përveç Shaqirit në formacionin e javës ishte edhe Donat Rrudhani që pati paraqitje spektakolare me Luzernin.
Reprezentuesi dardan mori notën 9,4 duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër në fitoren e Luzernit 3-4 në udhëtim te Winterthur.