Mirlind Daku duket se përveç futbollit ka një tjetër pasion. Sulmuesi i Kombëtares së fundmi është shfaqur duke bërë rolin e berberit.
26-vjeçari për një moment ka vendosur të “braktisë” futbollin dhe të rregullojë look-un e miqve të tij.
Është pikërisht këngëtari i njohur, Adri Rogaqi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka zbuluar “profesionin e ri” të sulmuesit.
Adri ka postuar një foto me Dakun ku nuk nguron të bëjë edhe shaka me sulmuesin: “Për frizurë extra mund të kontaktoni në dm Mirlind Dakun”.
Kujtojmë se Daku është një nga lojtarët kyç të Kombëtares dhe Rubin Kazan. Sulmuesi në këtë sezon me fanellën e skuadrës ruse ia ka dalë të luajë në 19 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste.