Tirana dhe Egnatia në "pole- position"

Futboll

Tirana dhe Egnatia në "pole- position"

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:37
Pamje nga një ndeshje

Është mbyllur faza e 2-të e kampionati dhe rrjedhimisht ka përfunduar edhe gjysma e këtij sezoni në Superiore.

Tashmë disa verdikte janë dhënë dhe mësojmë se cilët janë skuadrat protagonist.

Përveç renditjes, golave të shënuar apo pësuar, një detaj tjetër merr vëmendjen.

Në 18 javë të zhvilluara skuadra që ka fituar më shumë penallti është Egnatia. Rrogozhinasit kanë goditur topin nga pika e penalltisë plot 6 herë.

Ndërkohë ekipi që është më i ndëshkuari është Tirana. Bardheblutë kanë shkaktuar 7 penallti. Si 11 metërshat e dhënë ndaj Egnatias edhe ato kundër Tiranës, VAR-i ka luajtur një rol kyç.

Gjithashtu vlen të theksohet se deri më tani skuadra e vetme që nuk ka fituar asnjë penallti është Partizani. Të kuqtë nuk ia kanë dalë në asnjë prej sfidave të fitojnë 11 metërsh, madje as me ndihmën e VAR, duke mbajtur kolonën e penalltive 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat