Mançester Junajtid thuhet se ka nisur një hetim se cili lojtar po nxjerr informacionin e lajmeve të ekipit.
Të shtunën mbrëma, përpara fitores së tyre në derbi ndaj rivalëve të Mançester Sitit, një fletë e zbuluar e formacionit të ekipit pretendonte se Markus Rashford dhe Alehandro Garnaço do të liheshin jashtë ekipit.
Ky lajm u konfirmua kur skuadra zyrtare e ekipit të Ruben Amorim u publikua një orë para fillimit të ndeshjes ditën e diel, me asnjë nga sulmuesit e Mançester Junajtid në skuadër. Tani, sipas “The Sun”, Garnaço dhe heroi i derbit, Amad Dialo, janë marrë në pyetje nga Amorim nëse ata janë përgjegjës për rrjedhjet e informacionit.
Sipas një lajmi nga “Manchester Evening News”, burimet e klubit sqaruan se lënia jashtë e Garnaços nga lista e skuadrës nuk lidhej me sugjerimet se vëllai i tij kishte qenë përgjegjës për rrjedhjen e informacionit. Një lajm tjetër nga “Metro”, pohoi se vëllai i Garnaços i kishte mohuar pretendimet në mediat sociale se ai ishte burimi i rrjedhjeve para ndeshjeve të fundit javën e kaluar.
Duke folur pas fitores 2-1 ndaj Mançester Sitit, trajneri i Junajtid, Amorim tha: “Unë e di atë histori. Ju keni shumë njerëz në klub, lojtarët flasin me menaxherët. Nuk e di, mund të flasësh me miqtë, kështu që është e vështirë ta dish. Nuk është një gjë e mirë, por le të vazhdojmë dhe të shkojmë te tjetra dhe të shohim nëse do të gjejnë 11-tën e radhës titullar”.
Vendimi i Amorimit për të lënë jashtë dy lojtarë si Rashford dhe Garnaço u argumentua se ata nuk ishin stërvitur siç duhet dhe bëri të qartë se standardet duhen përmbushur dhe çdo lojtar që bie poshtë tyre nuk do të tolerohet. Ai tha se nuk është çështje disiplinore apo ishin të dëmtuar: “Është e rëndësishme të thuhet pse. Nuk ishte një gjë disiplinore.
Javën tjetër, ndeshjen tjetër, do të jetë një jetë e re. Ata po luftojnë për vendet në skuadër, por për mua është e rëndësishme performanca në stërvitje e në lojë, mënyra se si vishesh, mënyra se si ushqehesh, mënyra se si angazhohesh me shokët e skuadrës, mënyra se si e shtyn ekipin. Gjithçka është e rëndësishme në kontekstin tonë në fillim të ndryshimit të shumë gjërave. Kur njerëzit në klubin tonë po humbasin punën e tyre, ne duhet t’i vendosim standardet vërtet të larta”.