Aro Muriç po e vazhdon shkëlqimin në Premierligën angleze.
Portieri i Kombëtares së Kosovës e bëri një paraqitje fantastike për Ipswich Town në ndeshje me Wolverhampton Wanderers në fundjavën që shkoi.
Prandaj, faqja e specializuar “WhoScored” e ka përfshirë portierin shqiptar nga Mali i Zi në formacionin e javës në ligën elitare angleze.
Ipswichi fitoi 2:1 në udhëtim në kuadër të xhiros së 16-të dhe Muriç ishte i jashtëzakonshëm me pritjet e tij, duke ia mundësuar ekipit të tij t’i fitojë këto tri pikë të vlefshme.
Për këtë, “Whoscored” e vlerësoi portierin Dardan me notën 8,31.
Kjo nuk është hera e parë që Muriç e gjen veten në formacionin ideal të javës në Premierligë, ndonëse i pati disa xhiro kur bëri gabime trashanike dhe kur tifozët e Ipswichit kërkuan që ai të përfundojë në bankinë.
26 vjeçari i ka zhvilluar 15 ndeshje në Premierligë në këtë sezon deri tash.