Mudryk: Nuk jam në dijeni që kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar

Futboll

Mudryk: Nuk jam në dijeni që kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 12:35
Mykhailo Mudryk

Mykhailo Mudryk është zotuar të provojë pafajësinë e tij pasi doli pozitiv për një substancë të ndaluar. Chelsea konfirmoi të martën se Mudryk ka dështuar në një test droge pas një "gjetjeje negative në një test rutinë të urinës".

Por reprezentuesi ukrainas mohon se ka përdorur me vetëdije ndonjë substancë të ndaluar.

Mund të konfirmoj se jam njoftuar se një mostër që i kam dhënë federatës përmban një substancë të ndaluar”. Kjo ka ardhur si një tronditje e plotë për mua pasi që me vetëdije nuk kam përdorur ndonjë substancë të ndaluar ose thyer ndonjë rregull, unë jam duke punuar ngushtë me ekipin tim për të hetuar se si mund të ketë ndodhur kjo. Unë e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe kështu kam shpresë se së shpejti do të rikthehem në fushë”, ka thënë Mudryk.

Raportet thonë se Mudryk është ende duke pritur për rezultatin e një kampioni B, por nëse konfirmohen gjetjet, atëherë 23-vjeçari mund të përballet me një ndalim të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat