Një kompeticion i ri europian i quajtur “Unify League”, “ku kualifikimi do të jetë gjithëpërfshirës, meritokratik dhe i përputhshëm me kalendarin e përgjithshëm”.
Ky është propozimi i “A22 Sports Management”, agjencia që ka mbështetur nismën e Superligës në Gjykatën e Drejtësisë Europiane, duke fituar padinë kundër pozitës dominuese të UEFA-s. Sistemi i kualifikimit është modifikuar dhe tani do të bazohet në performancën vjetore në kampionatet kombëtare.
“A22 Sports Management” ka njoftuar dorëzimin e një propozimi për UEFA-n dhe FIFA-n me qëllim njohjen zyrtare të kompeticioneve të tyre të reja europiane.
Sipas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, çdo kompeticion, skema e të cilit është gjithëpërfshirëse, meritokratike dhe e përputhshme me kalendarin e përgjithshëm, mund të nisë zyrtarisht.