Ilir Daja merr një lajm fatastik para duelit me Egnatian në kampionat. Trajneri do të ketë një rikthim shumë të rëndësishëm përballë kampionëve.
Dejvi Bregu i është bashkuar grupit në stërvitje dhe bashkë me skuadrën ka nisur përgatitjet për duelin me rrogozhinasit.
Për shkak dëmtimi, vlonjati ka munguar disa javë, pasi në derbi kundër Partizanit mori një dëmtim.
Siç duket tashmë Bregu ka kaluar këtë dëmtim dhe është gati për të dhënë kontributin e tij ndaj Egnaatias.
Takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30 në “Elbasan Arena” dhe është i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores që rrjedhimisht është edhe i fundit për këtë vit kalendarik.