Një skuadër arbitrash shqiptarë do vendosë drejtësi në Conference League!
Gjyqtarët shqiptarë tashmë po drejtojnë pothuajse çdo javë ndeshje të rëndësishme në Kupat e Europës. UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e Conference League që do të luhen këtë të enjte.
Një skuadër arbitrash shqiptarë do të gjykojë ndeshjen Vitoria SC-Fiorentina, e vlefshme për javën e 6-të të Conference League, që do të luhet të enjten në orën 21:00.
Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Arber Zalla dhe Rejdi Avdo asistentët e tij. Albert Doda do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa Kreshnik Barjamaj asistent në VAR.