FC Shkupi i stinorit pranveror pritet të jetë një miksim i lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve premtues që vijnë nga Akademia e tyre.
Përtej përvojës së futbollistëve që janë në kontratë dhe afrimeve të reja që pritet të përforcojnë këtë skuadër gjatë merkatos së janarit, si duket një peshë jo të vogël do të kenë edhe “xhevahirët” e akademisë.
I pari që ishte afruar dhe që kishte debutuar gjatë stinorit vjeshtorë, ishte 17-vjeçari, Ariton Mehmedi, ndërsa prej sot me kontrata profesionale me skuadrën nga Çairi janë lidhur edhe dy talentë të tjerë të Akademisë, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami.
Që të dy me FC Shkupin kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare.
Ismaili, i lindur në vitin 2008, luan në pozitën e mesfushorit defanziv, ndërsa Bajrami, ndryshe djali i ish futbollistit dhe trajnerit të FC Shkupit, Muharem Bajramit, luan në pozitën e qendërmbrojtësit.
Anesi i lindur në vitin 2009, është i gjatë 188 cm, një fizik që premton dhe që i mundëson të njëjtit të luaj krahë për krahë edhe me futbollistët më në moshë.
Të dy këta lojtarë pritet që të jenë permanentë në formacionin e sezonit të ardhshëm te FC Shkupi, duke parë edhe cilësitë e mira që posedojnë.