Incidenti me Rasmus Hojlundin

Futboll

Incidenti me Rasmus Hojlundin

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 15:20
Hojlund e Uoker

Rasmus Hojlund reagoi me ironi për Kajl Uokerin, duke thënë se kapiteni i Mançester Sitit duhet të fitojë një “Oscar” pas simulimit të mbrojtësit në derbi.

Dy kundërshtarët u përplasën pak para pjesës së parë në fitoren 1-2 të Mançester Junajtid ndaj Mançester Sitit, me Uokerin që ra përtokë duke dhuruar një shfaqje ndërsa dyshja shkuan kokë më kokë. VAR kontrolloi incidentin, por asnjë sjellje e dhunshme nuk u vlerësua pasi të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë për përplasjen mes tyre.

Opinionistët e “Sky Sports”, Roi Kin dhe Geri Nevil e konsideruan veprimin teatral të Kajl Uokerit si “të turpshëm”, ndërsa Hojlund nuk e kurseu gjithashtu ironinë ndërsa shkroi në “Instagram”: “Mançesteri është i kuq; manushaqet janë blu; Çfarë paraqitje e shkëlqyer;

Por Oscari shkon për…”, duke iu referuar rivalit të tij. Ish-kapiteni i Junajtid, Roi Kin, tha në lidhje me mbrojtësin e Guardiolës: “Shikoni këtë, unë nuk e njoh këtë djalë, por më vjen turp për të. Uokerit duhet të jetë duke i ardhur shumë turp. Të rrëzohesh në këtë mënyrë…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat