Bajer Leverkuzen fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë sezonin e kaluar.
Skuadra e trajnerit Xabi Alonso ishte afër kurorës së trefishtë, por humbja e vetme e sezonit ishte ndaj Atalantës (3:0) në finalen e Ligës Europa.
Me fitimin e kampionatit gjerman, klubi nga Leverkuzen i dha fund dominimit 11-vjeçar të Bajern Munihut dhe Alonso u shpërndau dhurata lojtarëve të tij gjashtë muaj pas ngritjes së trofeut. Eksperti spanjoll, i cili fitoi titujt e tij të parë si trajner pas një karriere të shkëlqyer si lojtar, kishte kopje të trofeut që iu dha fituesit të Bundesligës.
“The Bild” shkruan se kopjet duken si origjinale, vetëm se janë më të vogla dhe qëndrojnë mbi një bazë druri të errët.
Në shtëpi kam një kopje të të gjithë trofeve që kam fituar, dhe tani edhe këtë. Suksesi është një kujtim i bukur për të gjithë, prandaj e bëra atë,” tha Alonso për “Bild”.
Drejtori sportiv i Bajer Leverkuzeit, Simon Rolfes falënderoi spanjollin.
“Një gjest i mrekullueshëm nga Çabi Alonso,” tha shkurt Rolfes.
“Bild“ shkruan se dhuratat janë bërë nga një prodhues i autorizuar i kopjeve të trofeut nga Bremeni dhe e gjithë paketa ka kushtuar më shumë se 60 mijë euro.