Është gjithnjë e më larg nga Roma

Futboll

Është gjithnjë e më larg nga Roma

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 15:24
Paulo Dybala

E ardhmja e Paulo Dybalas është gjithnjë e më larg nga Roma dhe argjentinasi po bëhet gati për largim në janar.

Pas dy viteve e gjysmë qëndrim në Olimpiko, Dibala duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga “Giallorosët”, pasi drejtuesit e Romës nuk duan ta rinovojnë kontratën.

Edhe tetë ndeshje Dibala do të bëjë 50 për qind të ndeshjeve të luajtura këtë edicion dhe kontrata i rinovohet automatikisht me pagë prej 8 milionë eurove në vit dhe Roma nuk e dëshiron një gjë të tillë. Kësisoj “Giallorosët”” po mendojnë shitjen e tij dhe Dibala tani ka një ofertë konkrete nga Gallatasarai.

Gjiganti turk i ka ofruar lojtarit kontratë dy vjeçare me pagë prej 10 milionë eurove neto në vit. Argjentinasi dëshiron të qëndrojë te Roma, por kryeqytetasit nuk e duan një gjë të tillë dhe janë të gatshëm ta lirojnë me parametra zero vetëm mos t’i vazhdohet kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat