Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Futboll

Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 15:26
Lamine Yamal

Lamine Yamal mori çmimin si lojtari më i ri i vitit, një vlerësim që jepet nga gazeta italiane “Tuttosport”.

Talenti i Barcelona dhe përfaqësueses spanjolle u shpall “Golden Boy”, duke vendosur një rekord të ri për moshën, 17 vjeç, 4 muaj e 14 ditë, duke kaluar kështu Lionel Messi-n.

Argjentinasi edhe ky me një të kaluar të ndritur te Barcelona e mori këtë çmim kur ishte 18 vjeç, 5 muaj e 20 ditë në 2005.

“Ky trofe është një pikënisje. Dua Botërorin me Spanjën, Champions me Barcelona dhe të fitoj Topin e Artë.”

Fituesi i çmimit “Golden Boy” që jepet prej vitit 2003 për futbollistët nën 21 vjeç vendoset nga një juri e përbërë nga gazetarë të gazetave dhe revistave më të rëndësishme në Europë.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat