Kalendari i Superiores ka ndryshuar sërish për javën e 19-të të saj. Bëhet fjalë për ndryshime në dy sfida.
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Elbasanit, që ishte programuar të shtunën në orën 16:30 do të luhet të premten në të njëjtën orë.
Në anën tjetër sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë, që do të luhej në orën 17:00 të premten, do të fillojë në orën 19:00.
JAVA E 19-TË E SUPERIORES
E premte, 20 dhjetor
Skënderbeu – Elbasani, ora 16:30
Partizani – Vllaznia, ora 19:00
E shtunë, 21 dhjetor
Laçi – Tirana, ora 13:30
Dinamo – Egnatia, ora 16:30
E diel, 22 dhjetor
Teuta – Bylis, ora 16:30