Matthaus: Dy nga këta të tre do të largohen

Futboll

Matthaus: Dy nga këta të tre do të largohen

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 15:55
Bayern

Legjenda e Bayern Munih, Lothar Matthaus, pret një ndryshim në repartin e sulmuesve të krahut në vitin 2025.

Me dyshime mbi të ardhmen e Leroy Sane, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, Matthaus thotë se ndryshimet janë të nevojshme.

Ai tha për Sky Deutschland:

“Sigurisht që do të ketë ndryshime në pozicionin e sulmuesit të krahut. Tre janë kandidatët: Coman, Gnabry dhe Sane. Të tre nuk do të qëndrojnë te Bayern vitin e ardhshëm, edhe pse me siguri nuk do të përmend emra tani”.

“Sigurisht që nuk do të qëndrojnë të tre, të paktën një do të largohet, ndoshta edhe dy, sepse edhe për këto pozicione në Mynih vlerësohen emra të rinj”.

Për momentin, kandidati numër një për një lamtumirë është Sane, për të cilin Matthaus tha:

“Unë ende e shoh aftësinë e tij. Kur ai të jetë në formë, ai do të ketë ritmin e tij dhe do të fitojë besim përmes stërvitjes në ndeshje, por ai është ende shumë larg nga forma e tij më e mirë”.

Ish-sulmuesi i Manchester City, Sane është lidhur me një rikthim në Angli, ku Arsenali dhe Tottenham janë të interesuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat